Peleshi takon fermerët në Korçë: Nga NIPT-i përfitoni ju

19/10/2015 19:10

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi është takuar me fermerët e Qarkut të Korçës, të cilët janë regjistruar si subjekte dhe janë pajisur me numër fiskal.

Sipas Peleshit, ky veprim nuk ngarkon me asnjë kosto shtesë fermerin, por e bën fermerin pjesë të sistemit formal të ekonomisë dhe rrit mundësitë e daljes lirshëm në treg.

“Të jesh sot një fermer me NIPT do të thotë se je futur në sistemin formal të ekonomisë shqiptare dhe të bujqësisë. Në rastin konkret, do të thotë që ke mundësi të shesësh lirshëm produktet e tua, por mbi të gjitha t’i shesësh ato me kosto zero. Siç e dini, Tatimi i Vlerës së Shtuar rimbursohet në masën 100%. Kështu që kostoja e fermerit të pajisur me NIPT është zero, ndërkohë përfitimet janë të mëdha”, tha zv.kryeministri.

Peleshi nuk ka kursyer as replikat me ish-ministrin e Financave, Ridavan Bode, i cili sipas tij ka dalë kundër nismës së formalizimit të bujqësisë.

Top Channel