Ribashkimi i familjeve mes dy Koreve

20/10/2015 08:40

Qindra koreanojugore kanë udhëtuar drejt Veriut për një takim të rrallë me familjarët e tyre, me të cilët janë ndarë që nga lufta e Koreve. Ribashkimi, një kompromis i arritur mes autoriteteve të të dy vendeve, do të mbahet në resortin Mount Kumgang, në afërsi të kufirit.

Mijëra familje janë ndarë dhe nuk kanë pasur kontakte që kur lufta mbaroi më 1953 Ribashkime sporadike ka pasur që nga 1988 dhe varet nga marrëdhëniet mes dy vendeve. Ribashkimi i fundit ka qënë më shkurt të 2014.

Këtë vit ribashkimi vjen pas një marrëveshje në gusht që uli tensionet nga shpërthimet në kufi, që plagosi një ushtar koreanojugor.

Top Channel