Edhe Lourdes Leon një material girl

20/10/2015 00:00

Lourdes Leon ka treguar stilin e saj unik, me “flokët thinjoshe” teksa ndodhej në Los Angeles. 19-vjeçarja ka lyer flokët me ngjyrë argjend, dhe është fotografuar me veshje të një stili të viteve ’80, një “Material Girl”.

Vajza e ikonës së popit, Madonna, kishte veshur një palë xhinse të ngushta dhe çizme me qafë të shkurtër ngjyrë kafe.

Lourdes, të cilën e thërrasin edhe Lola, nuk i mungon as pirsing që ka vënë në hundë, teksa kthehej në hotelin ku rrinte në Los Angeles, me smartphone-in e saj në dorë.

Adoleshentja mbushi 19 vjeç javën e kaluar dhe nëna e saj e famshme i bëri një urim të ëmbël dhe një foto në Instagram. Këtë verë ajo është parë shpesh në shoqërinë e të dashurit të saj, shok kolegji.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel