Eva Longoria me bikini në Kankun

20/10/2015 00:00

Dihet se kudo që ajo ndodhet, sytë e të gjithëve janë mbi të. Eva Longoria po shijon diellin në Kankun, Meksikë ku sërish ishte në qëndër të vëmendjes.

Duke shijuar një shëtitje në plazh, 40-vjeçarja ka treguar format e saj, telsa la fshehur rezultaet e trajtimit të fundit me lazer. Ish Shtëpiakja e dëshpëruar ka fshehur me manikotë vendet ku ka hequr me lazer disa tatuazhe.

Longoria ka pasur një tatuazh dedikuar ish bashkëshortit të saj, basketbollistit Tony Parker, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në 2011. Asgjë e çuditshme në këtë proces të dhimbshëm, Eva kishte datën e dasmës në tatuazh, në dorë, ndërsa numrin e fanellës së Tony në anën e pasme të qafës që e hoqi pak vite më parë.

Top Channel