Dhunonte prindërit, arrestohet 33-vjeçari

20/10/2015 09:30

Policia e Përmetit ka arrestuar Lorenc Lumanin nga Piskova, për dhunë ndaj prindërve të tij.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 33-vjecari pasditen e të hënës në shtëpinë e prindërve të tij ka dëmtuar orenditë shtëpiake si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj C. Lumani, 67 vjeç dhe N. Lumani 61 vjeçe.

Ai është vënë në pranga nga policia, dhe mbi të rëndon akuza e dhunës në familje.

Top Channel