Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari

20/10/2015 09:40

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar Armand Shalari (Çela), nga Kruja.

34-vjeçari është arrestar nga efektivët e komisariatit nr. 6 në kryeqytet, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjykata e Genova e ka dënuar me 20 vjet burg për këtë vepër penale, dhe Shalari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol më 9 maj 2014.

Top Channel