Për të bërë të ditur se familja e tyre do të shtohet me një tjetër pjestar, Shocklee ka zgjedhur hitin e Meghan Trainor, “Lips are moving”, të transformuar në këtë rast “Our Family’s growing” (Familja jonë po rritet).

Në një video të postuar në internet, babai në timon, nëna pasagjere dhe dy vajzat të ulura pas.

“Do të jetë dhe dikush tjetër me Joy dhe Grace, por nuk do të zvendësohet askush, thjesht do të kemi nevojë për pak më shumë hapësirë”, këndon i ati i vajzave si një reper.

Më pas i përgjigjet e shoqja me të njëjtin version muzike: “Është plot me dashuri, tani do të takojmë personin e ri”.

Teksti i këngës është disi i mërzitshëm për artin, por të bën për të qeshur me pjesëmarrjen e dy vogëlusheve.

Top Channel