Shkodër, plagoset rëndë drejtuesi i një motoçiklete

20/10/2015 11:40

Një person që po drejtonte një motoçikletë është aksidentuar rëndë paraditen e së martës në zonën e plazhit të Velipojës.

Shtetasi me iniciale R.H., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është përplasur me pjesën e pasme të një furgoni.

Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë serioze në pjesën e kokës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel