Nikolla-studentëve: Ligji i ri i arsimit ju afron me tregun e punës

20/10/2015 12:20

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave në Universitetin “A. Xhuvani”, në Elbasan.

Ligji i ri i Arsimit, tha ministrja Nikolla, ju afron me tregun e punës.

“Duke kthyer   sytë nga arsimi  i lartë, japim garanci për Shqipërinë europiane.  Shqipëria kërkon që brezi  i ri të zhvillojë arritjet e tij e t’i përshtasë me tregun e punës . Arsimi duhet të jetë cilësor, ligji i ri ju afron me tregun e punës “, tha Nikolla.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se vendi ynë është në një rrugë të rëndësishme drejt BE-së. “Reforma në arsim, rritje e cilësisë së institucioneve”, tha Meta.

Top Channel