Rinis puna në rrugën e re Korçë-Ersekë

20/10/2015 14:10

Dy vite më parë nisen punimet për rikonstruksionin e rrugës Korçë-Ersekë, një aks kyç në rajonin jug-lindor, por duket se edhe këtë dimër udhëtarët do të përballen me të njëjtën rrugë e cila shpesh bllokohet nga bora dhe ngricat.

Pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë që nga dita kur ky investim u reklamua si një ndër më të rëndësishmit, punimet janë ndërprerë e zvarritur në kohë të ndryshme.

Prej disa javësh punimet për këtë aks janë rikthyer, ndërsa limiti i afatit për përfundimin e kësaj rruge ka qenë qershori i këtij viti.

Projekti për këtë aks parashikon ndryshime të rrugës aktuale, shmangie në disa prej segmenteve të cilat në dimër paraqesin problematikë nga ngricat dhe bora dhe tashmë po merr formën e një rruge edhe pse në pamje të parë duket se do të duhet ende kohë para se kjo rrugë të marrë funksionin e plotë.

Sipas të dhënave investimi kalon shifrën e 2 miliardë lekëve dhe synon mosbllokimin e kësaj rruge gjatë dimrit.

Top Channel