Shirat shkaktojnë probleme, vonesa në port dhe rrugë të bllokuara në Durrës

20/10/2015 14:25

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në përpunimin e anijeve tregtare në portin më të madh të vendit, si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor të Durrësit.

Në port dy anije me mall te paambalazhuar  kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin, ndërsa anijet e peshkimit kanë pezulluar daljen në det.

Ndërkohë në qytet, reshjet e shumta kanë bllokuar përkohësisht lëvizjen veçanërisht në kryqëzime rrugësh, si te rrethrrotullimi i stacionit të trenit, pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, kryqëzimi i stadiumit, si dhe në ish-kënetë, Plazh dhe Shkozet.
Për shkak të nivelit të lartë të ujit në rrugë shumë automjete janë fikur e kanë pësuar defekte në sistemin elektrik, duke shkaktuar një trafik të rënduar nëpër rrugë.

Top Channel