NATO teston forcën, fillon stërvitja më e madhe prej 13 vjetësh

20/10/2015 00:00

NATO po ndërmerr stërvitjen më masive ne 13 vjet, duke mobilizuar 36 mijë ushtarë, marinarë dhe forca ajrore nga mbi 30 vende.

Qëllimi i kësaj lëvizjeje është të testohet aftësia e aleancës për t’ju përgjigjur kërcënimeve të reja të sigurisë.

Manovrat do të vazhdojnë deri në fillim të nëntorit e në to, do të përfshihen dhe Spanja me Portugalinë e ujërat pranë tyre.

Në ceremoninë e çeljes së eventit, zëvendës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow deklaroi se situata gjeopolitike është shumë më e paqëndrueshme sesa herën e fundit që u mbajtën stërvitje të tilla masive gjatë Luftës së Ftohtë.

Top Channel