Granit Xhaka në “radarët” e Barcelonës

20/10/2015 00:00

Pak kohë më parë për të shfaqi interes Bayern Munchen, ndërsa tani është radha e Barcelonës të interesohet për futbollistin shqiptar me pasaportë zviceran, Granit Xhaka, i cili prej tre sezonesh aktivizohet në kampionatin gjerman me Borussia Monchengladbach.

Ka qenë portali zviceran “4-4-2″ që ka publikuar lajmin se futbollisti shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës. Zviceranët raportojnë se në Torino të mërkurën, ku do të luhet ndeshja e vlefshme për Champions mes Juventusit dhe Monchengladbach, do të jetë i pranishëm Drejtori Sportiv i blaugranave, Ariedo Braida, i cili përveç Xhakës do të vëzhgoi edhe francezin e kampionëve të Italisë, Paul Pogba.

Kontrata aktuale e mban Xhakën të lidhur me klubin gjerman deri në vitin 2019, ndërsa në verën e 2017 mund të përdorë klauzolën e largimit të fiksuar në shifrën e 30 milionë eurove.

Megjithatë, sipas portalit zviceran, nuk përjashtohet që transferimi i Xhakës për në Spanjë të ndodh edhe gjatë verës së ardhshme. Nëse Xhaka do të kalojë të Barcelona, atëherë ai do të bëhet i pari lojtar shqiptar që do të luante me kampionët në fuqi të Champions-it.

Top Channel