Vriten 3 ushtarë rusë në Siri, plagosen disa të tjerë

20/10/2015 00:00

Të paktën tre ushtarë rusë raportohet të jetë vrarë, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur të hënën në mbrëmje në Siri kur një predhë goditi pozicionin e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga një burim ushtarak proqeveritar i nivelit të lartë në Damask, ndërsa deri tani zyrtarët rusë nuk kanë pranuar të komentojnë rastin.

Nëse ngjarja konfirmohet , atëherë kemi të bëjmë me humbjet e para ruse në njerëz në Siri që prej nisjes së operacioneve ajrore në mbështetje të regjimit të Damaskut, më 30 shtator.

Rami Abdulrahman, kreu i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili monitoron konfliktin, foli për “Reuters” duke thënë se burimet e tij kanë konfirmuar ngjarjen, por nuk bëjnë të ditura shifra.

Burimi proqeveritar tha se të paktën 20 rusë ndodheshin në zonën e Nabi Younis kur ndodhi sulmi. “Me 90% sulmi u shkaktua nga militantët”, tha ai për “Reuters”, duke iu referuar grupeve kryengritëse, të mbështetur nga Hezbollahu në Liban dhe luftëtarëve iranianë.

Top Channel