I vë flakën shtëpisë së të dashurës, mbi çati si triumfues

20/10/2015 00:00

Një burrë në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përfshi në një ngjarje aspak të veçantë ditët e fundit.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Matthew Russ, 25 vjeç, i vodhi çelësat e makinës të dashurës së tij dhe më pas e përplasi atë në një shtyllë.  

Ai u kthye në shtëpinë e së dashurës ku mori një thikë dhe pastaj u ul jashtë banesës në një karrige. Kur policia arriti, ai vrapo sërish brenda dhe i vuri zjarrin shtëpisë, ndërsa u ngjit në çatinë e saj.

Pas gjithë këtyre, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, 25-vjeçari nisi të kërcejë triumfator para se të qëllohej me plumba gome nga policia.

Arsyet  që e shtynë 25-vjeçarin të krijonte gjithë këtë katrahurë janë të paqarta, ndërsa fqinjët thanë pas ngjarjes se Russ do ta kishte vrarë veten nëse policia nuk do të kishte mbërritur në kohë.

Zjarrfikësit shuan zjarri në banesë, por dëmtimet ishin të mëdha.  

Top Channel