Vrasja e Bin Laden-it, sqarohet Biden: Nuk isha kundër

21/10/2015 03:45

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se ai ka mbështetur operacionin që çoi në vrasjen e liderit të Al-Qaeda-s, Osama bin Laden, ndryshe nga sa ishte raportuar tre vite më parë.

“Zotëri President, sugjerimi është, mos shkoni”, u citua të ketë thënë Biden në janar të vitit 2012 nga “Abc News”, duke u pozicionuar kundër njeriut më të kërkuar në botë.

Mirëpo, mundësia për një kandidim për postin e Presidentit të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka detyruar zv.Presidentin që të sqarohet në lidhje me këtë rast.

Ai ka deklaruar se i ka thënë Presidentit Obama privatisht që të vazhdojë me operacionin.

“Kur ne dolëm nga dhoma dhe po ngjisnim shkallës i shpreha edhe opinionin tim, që ai duhet të vazhdonte me operacionin, por që duhet të ndiqte edhe instinktet e tij”, deklaroi Biden në Uashington.

“Asnjëherë nuk e thashë atë që mendoja deri sa nuk shkuam në Zyrën Ovale dhe ishim vetëm unë dhe Presidenti”, vazhdoi Biden.

Top Channel