Basha merr pjesë në punimet e PPE-së

21/10/2015 09:50

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha merr pjesë në kongresin e radhës së të djathtës europiane që mban punimet me 21 dhe 22 tetor në Madrid të Spanjës.

Në kongres ‎do të trajtohen një gamë e gjerë e sfidave me të cilat përballet Europa sot, nga siguria tek rimëkëmbja ekonomike. Kongresi do të fokusohet në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të tilla si migrimi dhe lufta kundër terrorizmit, punësimi, një treg dixhital të përbashkët, ndryshimet klimatike dhe partneritetin midis Europës dhe SHBA.

Kongresi do të zgjedhë drejtuesit e rinj të PPE,  Presidentin, zv/presidentët, Sekretarin e Përgjithshëm.

Për herë të parë Partia Demokratike e Shqipërisë merr pjesë si anëtare me të drejta të plota e PPE-së dhe do të ushtrojë të drejtën e votës.

PPE ka dhe  grupin më të madh në Parlamentin Europian.

Top Channel