Runi kërkon një tjetër Ligë Kampionesh

21/10/2015 10:30

Uejn Runi ëndërron të fitojë një tjetër Ligë Kampionesh. Sulmuesi i mancester Junajtid e ka deklaruar këtë në Moskë në prag të sfidës me CSKA.

Runi ka kujtime të këndshme nga kryeqyteti rus ku ai me Djajtë e Kuq në vitin 2008 fituan ngjarjen më të rëndësishme evropiane në finalen ndaj Celsit dhe sipas tij ajo ishte një mnga mbrëmjet të bukura të karrierës së tij.

“Po përjetoj një pështjellim ndjenjash këtu në Moskë. Këtu kam humbur me përfaqësuesen një ndeshje të eliminatoreve të Euro 2008, por përjetova edhe një nga momentet më madhështore të jetës sime teksa fitova Ligën e Kampioneve. ishte dicka e vecantë për mua dhe Mancester Junajtid dhe tifozët nuk do ta harrojnë këtë. Kur e mëson shijen e triumfit në këtë aktivitet të shtohet uria për ta fituar sërish atë. Këtë radhë Mancester ka në përbërje të tjerë futbollistë, por unë dhe Kerrik kemi eksperiencë të mjaftueshme dhe mund të ndihmojmë pjesën tjetër të lojtarëve për të realizuar këtë dëshirë”, tha Runi.

Top Channel