Një tatuazh në nder të babait

21/10/2015 00:00

Marrëdhënia mes tyre ka qënë mjaft e tensionuar, por duket se gjithçka i përket të kaluarës për Ireland Baldwin dhe të atin, Alec. Këtë modelja e ka celebruar me një tatuazh të ri.

Ireland ka vizituar një studio tatuazhi në Nju Jork, për një tribut të përhershëm për babain e saj të famshëm. Sipas Page Six, ajo flet për fjalën “Ecureuil”, që në fërngjisht do të thotë ketër. Ajo ka vendosur të bëjë pikërisht këtë tatuazh pasi kështu i thërrasin familjarët Alec.

Top Channel