Dhunohen zyrat e bashkisë së Bilishtit

21/10/2015 00:00

Persona të paidentifikuar kanë dhunuar zyrat e Bashkisë së Bilishtit. Gjatë orëve të para të së mërkurës disa persona kanë hyrë në institucionin kryesor të qytetit përmes një dritare në pjesën e pasme të bashkisë dhe kanë hapur të gjitha zyrat e saj.

Sipas të dhënave të policisë personat pasi kanë hyrë në korridoret e bashkisë kanë thyer dorezat dhe kanë shkallmuar dyert e të gjitha zyrave mes të cilave edhe zyrën e kryetarit të bashkisë. Mësohet se autorët janë përpjekur të hapin edhe kasafortën e kreut të bashkisë por nuk kanë arritur ta thyejnë atë.

Pas denoncimit të ngritur, blutë e Korçës bënë me dije se nga konstatimet e para nuk janë vjedhur vlera monetare, por autorët kanë bërë rëmujë të gjithë dokumentacionin brenda këtij institucioni, ndërsa po punohet për kapjen e tyre.

Top Channel