Zbulohen reliket e Luftës së Parë Botërore

21/10/2015 16:20

Është prezantuar sot në Akademinë e Shkencave nëndetësja e zbuluar në zonën e Vlorës rreth një vit më parë nga ekspedita shqiptaro-amerikane.

“Zbulimi i nëndetëses dhe relikeve të tjera që datojnë në Luftën e Parë Botërore vijnë në kuadër të 100-vjetorit të kësaj lufte”, tha në prezantimin e zbulimeve drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare.

Elementet historike të asaj periudhe vijnë të dokumentuara përmes fotove. Mendohet se nëndetësja e gjetur është e famshmja austro-hungareze SMU-16, lokalizimi i së cilës u realizua falë përdorimit të robotëve.

Top Channel