Jahjaga: Lajm fantastik nga UNESCO

21/10/2015 17:35

“Lajm fantastik nga UNESCO”. Kështu e ka cilësuar presidentja Atifete Jahjaga votimin e Bordit Ekzekutiv të organizatës së OKB-së, që rekomandonte anëtarësimin e Kosovës në radhët e saj.

“Kërkesa tani i drejtohet Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor, për votën e anëtarësimit”, ka deklaruar Jahjaga në rrjetet sociale.

“Vazhdojmë më tej me përkushtim për të avancuar vlerat, harmoninë dhe progresin e vendit tonë”, është shprehur më tej ajo.

Top Channel