Prej gati 32 vitesh Muharem dhe Nuhrie Ahmeti rrugët e fshatit Baldushk i kanë bërë përditë. Çifti me profesion mësues, u njohë fillimisht në shkollën pedagogjike, Normalja e Elbasanit.

Që nga ajo kohë, pas martesës, vendosen të jetonin në fshat, vend ku erdhën në jetë dhe tre fëmijët. Sot ata rikthen në shtëpinë e vjetër, ku kaluar rininë dhe prindërimin.

Çdo gjë është nostalgji, vetë vendodhja e shtëpisë mes bimësisë dhe ajrit të pastër, e bën të jetuarit këtu të dëshirueshëm, por në të njëjtën kohë vështirësitë e infrastrukturës janë të pa mohueshme.

Muharemi ka dhe një shtëpi të dytë në Sauk, por rikthimi në të parën është gjithmonë emocionues.

Mësuesi i ciklit të ulët është shpirtërisht i lidhur me fshatin, gjë që e pohon me krenari. Të ishte për të, nuk do ta linte kurrë këtë shtëpi, por mundësitë më të mira për fëmijët e detyruan të ndante jetesën midis Baldushkut dhe Saukut.

Top Channel