15 kilometra nga Tirana gjendet fshati Zgafram. Prej vitesh, të rinjtë e fshatit sapo mbarojnë shkollën e mesme largohen për mundësi më të mira. Disa ja dalin, ndërsa të tjerë nuk kanë kaq shumë fat. Ardit Maloku është një i ri që ka bërë të kundërtën. Ai pasi ka përfunduar shkollën e lartë është rikthyer në vendin e lindjes.

Në fshat të rinjtë nuk kanë shumë mundësi. Dita ndahet midis punëve të bujqësisë apo blektorisë, ndërsa më të guximshmit  provojnë emigracionin.

Është i ndërgjegjshëm që vendimi ishte i vështirë, por Arditi ka plane për të ardhmen. Djaloshi mendon të ndertojë jetën në Zgafram, pse jo partneren e ardhshme ta gjej po këtu.

Sado vështirësi të ketë, Arditi është një idealist që mendon se fshati i tij mund të bëhet nëse të gjithë të rinjtë rikthehen në vendin e origjinës…Arditi guxoi, tashme është radha e të tjerëve.

Top Channel