Botimet “Saras”, promovohet “Lufta e shenjtë, e shenjta aleancë”

21/10/2015 00:00

Shtëpia botuese “Saras” ka prezantuar librin më të fundit të saj, “Lufta e shenjtë, e shenjta aleancë”, me autor Manlio Graziano, profesor i gjeopolitikës në Universitetin e Sorbonës, në Paris.

“Dua që të jetë shumë e qartë, se kur merrem me gjeopolitikën, çështja thelbësore është gjeopolitika dhe jo vetë feja. Fetë sot, jo në të gjitha rastet, por në shumicën e tyre, janë instrumente të luftës poltike. Sigurisht janë besime fetare, por nuk është kjo pikëpamja e studimit tim. Unë merrem me fetë si instrumente poltike”, u shpreh autori i librit.

Promovimi i librit u shoqërua edhe me një debat në një panel ku morën pjesë shkrimtarë dhe studjues, mes të cilëve edhe Besnik Mustafaj.

Aty u diskutua për çështjet që kanë çuar njerëzimin në përplasjet fetare. Tema e këtij diskutimi ishte teza qëndrore që Graziano ka shtruar në librin e tij:

Ajo e instrumentalizmit të fesë nga politika, çka ka shkaktuar edhe përplasje që sot njihen botërisht, si dhe dominimin e çështjeve fetare në të gjithë rruzullin, në kundërshtim me tezën e viteve ‘50-‘60, sipas së cilës mendohej se modernizimi do të zbehte fenë.

Top Channel