Lushnje, dhunon nënën dhe njerkun, arrestohet 23-vjeçari

22/10/2015 09:50

Agjentë të policisë së Lushnjes kanë arrestuar një 23-vjeçar për ushtrim dhune në familje.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Emiljano Prifti, i cili ka dhunuar nënën dhe njerkun e tij.

Sipas burimeve, nga hetimet është zbuluar se ai i ka goditur me grushte dhe sende të forta dy familjarët, shtetasit me iniciale L.T dhe S.T, secili 47 vjeç.

Në momentin e vënies së prangave, 23-vjecarit Prifti i janë gjetur në posedim edhe disa fishekë automatiku, model 56, të kalibrit 7.62 mm.

Top Channel