Në dasmë me certifikatë virgjërie

22/10/2015 00:00

Një nuse iu prezantua të atit në dasmën e saj me “certifikatë pastërtie” për të provuar që është e virgjër. Brelyn Bowman i tha dokumentit të atit të saj, i cili është një pastor, para se të bashkohej me bashkëshortin e saj Timothy.

Në certifikatë konfirmohej se “cipa e saj e virgjërisë” ishte e paprekur, duke cituar një pasazh të Biblës, që disa të krishterë e interpretojnë si udhëzim për të mos bërë seks para martesës.

Zonjusha Bowman u përball me kritikat online, ku disa e kanë konsideruar të çuditshme zgjedhjen e saj për të ndarë detaje kaq intime të jetës seksuale me të atin. Dokumenti është firmosur nga vetë nusja dhe gjinekologu i saj që ka bërë ekzaminimin për të vërtetuar virgjërinë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel