Pavarësisht se e gjithë familja Kardashian ka qënë në spital, në mbështetje të Lamar Odom, ish të dashurit të Khloe, nuk e ka penguar Kanye West të mendojë një surprizë për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Të mërkurën 38-vjeçari kishte përgatitur një festë për 35-vjetorin e shtatzënës Kim.

Në festë ishin të pranishëm e ëma e saj Kris Jenner, Kourtney, Kendall dhe Kylie Jenner. Gjithashtu ishte i dashuri i Kylie, Tyga, dhe më vonë mbërriti dhe Caitlyn Jenner me një fustan të zi.

Më pas vetëm Kim ka postuar në Instagram një foto të tortës që e kishte surprizë nga bashkëshorti.

Top Channel