CIA irritohet nga hyrja në email-in e shefit të saj

22/10/2015 10:55

CIA ka dënuar ndërhyrjen në email-in personal të drejtorit të saj John Brennan, duke e cilësuar atë “një krim të kryer për qëllime dashakeqe”.

Gjashtë dokumente u vodhën nga një adresë e vjetër e zotit Brennan dhe u publikuan në faqen e internetit të Wikileaks.

Megjithatë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës deklaroi se, nuk ka të dhëna që nga email-i të kenë dalë informacione të klasifikuara.

Megjithatë, mes tyre ishte një aplikim që përmbante të dhëna personale të Brennan. Ato duket se datojnë në vitin 2009, kur shefi i CIA-s ishte duke aplikuar për një punë si këshilltar kundër terrorizmit në Shtëpinë e Bardhë.

Në atë kohë ai punonte në sektorin privat, pasi kishte kaluar 25 vjet në shërbim të Agjencisë, në vitet 1980-2005.

Një gjimnazist mori përsipër përgjegjësinë për hyrjen në email-in e Brennan, duke i thënë “New York Post” se në këtë mënyrë po protestonte kundër politikë së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Në profilin e të riut në Twitter, ku ai rezulton 13 vjeç, janë publikuar foto të atyre që duken informacione qeveritare.

Top Channel