“Nuk do e bëj kurrë me Jennifer Lawrence”

22/10/2015 00:00

Edhe pse shkojnë shumë në filmat që interpretojnë, Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence nuk do të kenë kurrë marrëdhënie intime së bashku.

Kur u pyet në një emision televiziv amerikan nëse mund të kishte diçka më shumë se miqësi mes tij dhe aktores bukuroshe, Bradley tha: “Kurrë!”

Bradley Cooper është i lidhur që nga muaji maj me modelen Irina Shayk, por ka zëra se ruses nuk i pëlqen aspak miqësia e ngushtë mes të dashurit të saj dhe Jennifer Lawrence.

Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence kanë interpretuar në 3 filma së bashku dhe pritet që së shpejti të shfaqen në ekranin e kinemasë edhe në filmin “Joy”.

Top Channel