Transportojnë nxënës më shumë se kapaciteti, gjobiten 40 shoferë

22/10/2015 11:25

Policia rrugore e Tiranës vijon kontrollet ndaj mjeteve të transportit publik. Krahas drejtuesve të autobuzave të linjave të ndryshme në kryeqytet, testi i alkolit i është bërë edhe shoferëve të furgonave që tranportojnë nxësësit në shkollat 9-vjecare.

Për këto të fundit, janë kryer edhe kontrolle sa i përket udhëzimit më të fundit të bashkisë për pajisjen me sinjalistikën e duhur, që i bëjnë keto mjete të dallueshme.

“Kontrollet janë në dinamikën e përditshme të shërbimit të qarkullimit rrugor. Lidhur me masat e marra, është bërë një plan masash për transportin publik që operojnë në rang qarku dhe që janë në konstatimet e herë pas hershme të përdorimit të alkoolit. Aktualisht,në bazë të planit të masave kontrollohen të gjithë autobuzat e transportit publik, fugonët e shkollave, të cilët me fillimin vitit të ri shkollor janë konstatuar me shkelje të ndryshme. Por është dhje pjesa tjetër ku në to janë fëmijë që transportohen në përditshmëri, ku drejtuesit e mjeteve duhet të jenë jo në ndikimin e alkoolit”, thotë shefi i trafikut, Herman Erindi.

Shefi i trafikut, Herman Erindi paralajmëron se kontrollet do të vijojnë pasi tek drejtuesit e mjeteve të transportit publik ekziston akoma mentaliteti se mund ta kthejnë një gotë edhe kur janë në shërbim të qytetarëve.

“Këshillohen drejtuesit e automjetit për mospirje gjatë kohës që drejtojnë automjetin. Kontrolli dot ë vazhdojë akoma se është një orar si pjesa e mëngjesit, pasi drejtuesit e mjetit kanë qënë të mësuar që të pimë një teke për mëngjes. Nuk ka hyrë i ftohti akoma po do të vazhdojmë me kontrolle të përditshme”, thotë ai.

Top Channel