Tahiri takon Fleckenstein, diskutohet për reformat dhe arritjet

22/10/2015 12:30

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ëstë takuar me reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Sipas informacioneve zyrtare, Tahiri ka informuar eurodeputetin mbi arritjet në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tahiri dhe Fleckenstein folën gjithashtu dhe mbi reformat e deritanishme të ndërmarra nga maxhoranca, dhe puna për plotësimin e angazhimeve në kuadër të integrimit evropian, duke vënë theksin tek reforma në drejtësi.

Top Channel