“Colours of Albania”, bukuritë shqiptare në foto

22/10/2015 00:00

Është përmbyllur nisma “Colours of Albania” nga ministria e jashtme shqiptare. Ministri Bushati në fjalën e tij tha se kjo nismë përcjell bukuritë e Shqipërisë.

“Nëpërmjet kësaj nisme, synuam të përcillnim bukuritë e Shqipërisë dhe mikpritjen e popullit shqiptar ashtu siç thuhet edhe në një nga tekstet më të vjetër të ligjit zakonor shqiptar, ai i Kanunit të Lek Dukagjinit: “Shtëpia e Shqiptarit është Shtëpia e Zotit dhe e Mikut”, është shprehur z. Bushati.

Në fund të aktivitetit u zgjodhën 10 fotot më të mira të “Colours of Albania”, të cilat do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar në datat 23-30 tetor. Fitues i vendit të parë ishte Nëntor Oseku.

FOTO GALERI
1/11
Nentor Oseku, Gjipe

Top Channel