Ngjarja në Benghazi, Klinton sërish para komitetit të Kongresit

22/10/2015 00:00

Pretendentja për nominimin demokrat në presidencialet e 2016-tës, Hillary Klinton, do të dalë për të dytën herë përpara një komiteti të kongresit të dominuar nga republikanët ku do të dëshmojë mbi sulmin ndaj konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Benghazi të Libisë 3 vjet më parë.

Në episodin e dhunshëm humbi jetën ambasadori Chris Stevens dhe tre shtetas të tjerë amerikanë. Klinton asokohe ka qënë sekretare e shtetit, e për këtë, do të gjendet përballë pyetjesh të vështira mbi mënyrën sesi u menaxhua kriza. Partia Demokratike pretendon se thirrja e saj në kongres nuk është gjë tjetër veçse një gjueti shtrigash që synon t`i cënojë përpjekjet për Shtëpinë e Bardhë.

Me shumq gjasa ish kryediplomates do t’i kërkohen sqarime se përse administrata fillimisht pretendoi se sulmi kishte qënë spontan, ndërsa provat e mëvonshme treguan se goditja ishte e planifikuar. Komiteti do të kërkojë gjithashtu të dijë përse u injorua kërkesa e ambasadorit Stephens për shtimin e masave të sigurisë në konsullatë, e duket se nuk do t`i shpëtojë as këtë herë tymnajës së emaileve të dërguara nga serveri privat në vend që të përdorte adresën zyrtare për komunikimet gjatë kohës kur shërbente si shefe e diplomacisë amerikane.

Top Channel