Kameramania hungareze, padi sirianit: Ai është në punë, unë në gjyq

22/10/2015 00:00

Operatorja hungareze Petra Laszlo, e kthyer në njeriun më të urryer të momentit kur pengoi e përplasi në tokë refugjatin sirian, Osama Abdul Mohsen, teksa vraponte me të birin në krah, ka vendosur të ngrejë një aktpadi zyrtare kundër 52-vjeçarit.

“Mohsen sot është i punësuar, ndërsa unë jam e papunë”, thotë Laszlo, “për këtë arsye kam vendosur ta denoncoj, sepse u pushova për shkak të dëshmisë së tij që fillimisht akuzoi policët për shtyrjen, e pastaj u tërhoq.

“Është çështje nderi”, pretendon ajo, ndërsa vetë nga ana tjetër përballet me akuzat e racizmit, për të cilat edhe është në proces gjyqësor.

Top Channel