AAK: Asociacioni në Kushtetuese nga Presidentja? Shpresëdhënëse

22/10/2015 00:00

Ndërkohë, ka reaguar AAK për nismën e presidentes për ta dërguar Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

“Sigurisht që një vendim i tillë, në një situatë aspak normale politike mund të jetë një hap shpresëdhënës. Por, kërkesat e AAK-së për tërheqjen e marrëveshjeve mbeten të pandryshueshme. Me gjithë vlerësimin e këtij hapi të Presidentes, ata që duhet të reflektojnë të parët janë Qeveria dhe kryeministri. Kërkesat tona janë legjitime dhe ato kërkojnë shqyrtim urgjent. Derisa nismat, sikundër edhe kjo e Presidentes nuk do të kenë një rezultat konkret, ne si opozitë do të vazhdojmë me dinamikën tonë të kundërshtimit të këtyre marrëveshjeve”, shkruhet në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Top Channel