Vritet një izraelit në Jerusalem, ushtari e konsideroi si terrorist arab

22/10/2015 00:00

Një ushtar izraelit qëlloi e vrau një civil në Jerusalem pasi mendoi se gjendej përballë një agresori arab.

Burri ishte përleshur me ushtarin, e gjatë kësaj kohe kishte tentuar t’i rrëmbente armën. Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në qytet pas një serie sulmesh ndaj izraelitëve dhe një përshkallëzimi të përgjithshëm të dhunës mes palëve.

Dy palestinezë u vranë po gjatë së enjtes, pasi qëlluan me thikë duke plagosur rëndë një shtetas izraelit në një rajon qendror të vendit.

Top Channel