Barbie & Ken, çifti i fiksuar pas kukullave

22/10/2015 00:00

Anastasia Reskoss dhe Quentin Dehar u njohën në vitin 2013-të dhe më shumë se dashuria për njëri-tjetrin, i bashkoi ambicia e përbashkët për t’u shndërruar në Barbie dhe Ken realë.

Kaq mjaftoi që çifti të niste një seri operacionesh për ndryshime drastike të pamjes dhe fizikut të tyre, duke shpenzuar deri më tani rreth 350 mijë euro…dhe nuk kanë përfunduar akoma.

Anasatasia ka në plan t’i nënshtrohet një operacioni për rregullimin e veshëve, ndërsa Quentin synon të rrisë volumin e gjoksit të tij.

“Prindërit e mi më kanë blerë të gjitha kukullat dhe në një moment kisha mbi 100 të tilla. I dashuroja që të gjitha! Ishin shumë të bukura dhe kur isha 15 vjeç nisa të mendoja për pamjen time dhe sesa dëshirë kisha që të bëhesha një Barbie”, thotë Anastasia.

Sa i takon Quentin, dëshira për t’i ngjarë Ken i ka lindur më shumë nga mënyra e jetesës “miliardere” të kukullës së famshme, por edhe një mënyrë për t’i shpëtuar identitetit real.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel