Ankoheni për punë të rëndë në ndërtim?

22/10/2015 00:00

Arkitektë dhe zhvillues robotësh zviceranë kanë krijuar fabrikatorin “In-situ”, një robot i pavarur konstruksioni, i aftë të vendosë tullat sipas strukturave të paraprogramuara.

Dizenjuesit e Qendrës Kombëtare zvicerane për Kompetencat Kërkimore (NCCR), që konsiderohet edhe laboratori dixhital i fabrikimit besojnë se gjenerata e ardhshme e robotëve mund të përdoret gjerësisht edhe në objektet e ndërtimit.

Matthias Kohler i “ETH Zurich” (Instituti Federal zviceran i Teknologjisë me seli në Zyrih), është një prej profesorëve mbikëqyrës të ekipit kërkimor. Sipas tij, i cili ka edhe profesionin e arkitektit, ky robot autonom “është i pari në llojin e tij që mund të shkojë aktualisht në vendet e konstruksionit dhe të ndërtojë dizenjo jostandarde, apo dizenjo që mund të variojnë në rrethana të ndryshme, e që adaptohet mirë me kushtet lokale të ambientit ku po ndërtohet”.

Roboti është një “armë” industriale me baza të lëvizshme dhe është ideuar për të qenë vetëfunksionues, pa nevojën e sistemeve të jashtme të lokalizimit. Zbuluesi i tij lazer 2D, në bashkëpunim me algoritmet kompjuterike, ndihmojnë në krijimin e një harte 3D të vendit që lidhet me planet e strukturave për ndërtim. Harta lejon robotin të dijë vendndodhjen e tij gjatë gjithë kohës dhe të lëvizë përreth vendit të ndërtimit i pandihmuar nga askush.

Ai mund të adaptohet autonomisht edhe ndaj variacioneve më të vogla të dizenjove.

Top Channel