Shqipëria U17 mposhtet nga…shqiptarët

22/10/2015 18:55

Shqipëria U17 u mposht 2-0 nga Zvicra U17 në ndeshjen që ishte e vlefshme për eliminatoret e Europianit për grup-moshën deri në 17 vjeç.

Por ajo që ra në sy në këtë takim ishte prania e madhe lojtarëve me origjinë shqiptare te Zvicra. Me nisjen e takimit në fushën e lojës ishin 18 lojtarë shqiptarë, ndërsa në stol të Zvicra ishin edhe tre lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare.

Madje edhe golat në këtë ndeshje u shënuan nga dy shqiptarët që luajnë me Zvicrën, Zeqiri dhe Kameraj, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë nga një tjetër shqiptar, Asllani.

Nëse duhet të shqetësohemi për rezultatin jo të mirë të 17 vjeçarëve që përfaqësuan Shqipërinë në këtë takim, në anën tjetër duhet të shpresojmë që disa prej lojtarëve shqiptarë të Zvicrës në të ardhmen të mbajnë veshur bluzën kuqezi.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel