Khloe i jep një tjetër shans Lamar Odom

22/10/2015 00:00

Lamar Odom ka dalë nga koma dhe i ka folur Khloe Kardashian, tre ditë pasi u gjet i pavetëdijshëm në një bordello të Nevadës. Ndërsa tashmë raportohet se Khloe i ka dhënë fund procedurave të divorcit me Odom duke i dhënë ish-bashkëshortit të saj një tjetër shans, pasi Lamar i ka premtuar se kurrë nuk do të përdorë më drogë.

Sipas “TMZ”, ish-ylli i NBA, i cili ndodhet në spital prej javës së kaluar për shkak të drogës së marrë në një bordello në Nevada, ka bindur ish-bashkëshorten e tij se kjo eksperiencë e ka ndryshuar atë plotësisht.

Khloe dhe Lamar dorëzuan kërkesën për divorc në dhjetor të vitit 2013 pas 4 vitesh martesë, por për shkak të vonesave, dokumentet e divorcit ende nuk ishin firmosur, duke arritur në përfundimin se dyshja vazhdon ende të jetë e martuar.

Top Channel