Tjetër humbje për Skënderbeun në Europa League

22/10/2015 21:00

Edhe ndaj Sportingut në Europa League Skënderbeu nuk ka arritur të marrë pikën e parë në grupet e këtij kompeticioni. Madje në Portugali kampionët e Shqipërisë pësuan disfatë duke u mposhtur me rezultatin e thellë 5-1.

Pas problemeve që pati me Olyainkan, Josa e nisi ndeshjen me Salihin në sulm të mbështetur nga Berisha e Progni. Por shkodrani qëndroi në fushën e lojës vetëm 24 minuta, pasi u ndëshkua me kartonin e kuq, pas dy të verdhëve, si rrallë herë për të. Më pas ishte gjithçka e lehtë për portugezët, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë me dy 11-metërsha. Në fillim ishte italiani Aquilani dhe më pas Montero.

Edhe pjesa e dytë e takimit ishte e gjitha nën diktatin e lojtarëve të Sportingut, të cilët shënuan edhe 3 gola të tjerë. Ndërsa në fund erdhi edhe goli i parë për Skënderbeun. Ishte minuta e 89 e ndeshjes, kur pas një krosimi nga një goditje dënimi Jashanica e dërgoi topin në rrjetën e vendasve me një goditje të bukur me kokë.

Kjo ishte humbja e tretë për korçarët në fazën e grupeve të Europa League në po ka ndeshje, me një golavarazh 8 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar.

Top Channel