Durrës, përfshihet nga flakët një magazinë me bimë medicinale

22/10/2015 00:00

Një magazinë me bimë medicinale është e përfshirë nga flakët që nga orët e vona të së enjtjes, në Maminas të Durrësit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë sapo kanë marrë lajmin për rënien e zjarrit, menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëse nga Durrësi dhe nga Tirana. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Zjarri vazhdon ende në magazinën 5-katëshe. Në 2 katet e fundit zjarri është me intensitet më të lartë.

Që prej mbrëmjes së të enjtes, të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Durrësit, të portit dhe dy mjete nga Tirana po punojnë për shuarjen e flakëve.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel