SHBA, Paul Ryan garon për pozitën e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve

23/10/2015 02:20

Republikani Paul Ryan ka informuar anëtarët e partisë së tij se do të kandidojë për pozitën e të parit në Dhomën e Përfaqësuesve, duke dashur të shmang një përçarje brenda republikanëve për zgjedhjen e kreut të ri të dhomës së ulët të Kongresit amerikan.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të bëhem kryetar, por unë zotohem se nëse do të jem një figurë e unifikuar, atëherë do të shërbej, do t’i shkoj deri në fund”, shkroi Ryan në letrën e tij drejtuar kolegëve republikanë.

“Pasi kam biseduar më shumë prej jush dhe kam dëgjuar fjalët tuaja inkurajuese, unë besoj se jemi të gatshëm të ecim përpara si një i ekip, të bashkuar, ndërsa unë ndihem i gatshëm të jem kryetari juaj”, u shpreh Ryan.

Njoftimi për kandidimin e tij, Ryan e dha vetëm një ditë pasi shumica prej anëtarëve konservatorë të Partisë Republikane, pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve, deklaruan se mund ta mbështesnin ligjvënësin e njohur.

Paul Ryan pritet që lehtësisht të zgjidhet si kreu i ri i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, duke pasuar republikanin nga Ohajo, John Boehner i cili dha dorëheqjen në fund të muajit të kaluar, ndërsa do të largohet nga detyra në fund të tetorit.

Top Channel