Zhvishu, që të fitosh një iPhone 5S!

23/10/2015 00:00

Për një telefon iPhone në Kinë raportohet se njerëzit shesin edhe veshkat, por në Rusi mjafton që të zhvishesh. Dy gra kanë pranuar që të heqin rrobat e tyre në mënyrë që të fitojnë një iPhone 5S.

Në një lokal nate në qytetin rus të Berezinikut, një grua pranoi të ngjitej në skenën e lokalit për shpërblimin e premtuar, ndërsa asaj shpejt iu bashkua edhe një tjetër grua që u mësua se ishte e martuar.

Kur njëra prej tyre tentoi të shfrytëzonte të brendshmet për t’u mbuluar, ato menjëherë iu morën nga personi që drejtonte “shfaqjen” i cili ia hodhi turmës së meshkujve të cilët po argëtoheshin.

Filmimet nga kërcimi i dy grave shpejt bënë xhiron e botës, ndërsa shumë kanë shprehur habinë se gratë kanë “sakrifikuar” shumë, pasi bëhej fjalë për një iPhone 5S, që tashmë është “jashtë mode”.

Top Channel