Durrës, sekuestrohen 30 kg kanabis; dy të arrestuar

23/10/2015 09:50

Efektivat e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Lalzi”.

Janë sekuestruar 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas. Të arrestuarit janë Engled Broja 23 vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë dhe Arjan Çypi 28 vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë.

Nga kontrolli i ushtruar në makinën tip Land Rover me targa AA 507 CK që drejtohej nga shtetasi Arjan Çypi i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Top Channel