Korçë, arrestohet 32-vjeçari që kishte vjedhur… veten

23/10/2015 10:00

Policia e Korçës ka arrestuar për kallëzim të rremë një 32-vjeçar, banues në lagjen nr. 8 të qytetit, pasi kishte njoftuar policinë se i kishin vjedhur një sasi parash në banesën e tij.

Bledi Qesaraka pretendonte se i ishin marrë 705 paund, 1035 euro dhe 18 000 lekë, por nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezultoi se autor i vjedhjes kishte qenë vetë ai.

Top Channel