A ka parashikuar sulmet terroriste “Back to the Future”?

23/10/2015 00:00

Mesa duket filmi i famshëm “Back to the Future” ka parashikuar edhe sulmet terroriste të 11 shtatorit. Një fans i bindur në teorinë e tij, ka postuar një minidokumentar në YouTube ku sqaron se si ka ndodhur gjithçka.

Në videon 13 minutëshe, përdoruesi barelyHuman11 e nis duke tërhequr vëmendjen në një sulm terrorist që ndodhi në filmin origjinal, ku Doc Brown u vra nga një libian i armatosur.

“Gjatë kësaj skene janë Twin Pines Mall, dhe bëhemi dëshmitar të një sulmi terrorist të papritur nga grupe terroriste muslimane”, shpjegon ai.

Twin Pines është një referencë direkte për Twin Towers. Kur orën dixhitale në film e kthejmë mbrapsht, ajo do të lexojë 9-11. Ai shkon më tej duke thënë se në fillim të skenës, të dyja pishat janë prezente në logon e qendrës tregtare. Por pas sulmit në këtëë vend shihet vetëm një pishë.

BarelyHuman11 sugjeron gjithashtu se Twin Towers mund të shihen edhe në pjesën e dytë të Back To The Future.

Top Channel