Gjermeni inspekton investimet në Berat

23/10/2015 13:45

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte këtë të premte në qytetin e Beratit, ku inspektoi disa nga investimet e Fondit të Zhvillimit në këtë qytet, ndërsa u shpreh në fjalën e saj se edhe në vitin e ardhshëm ky qytet do të përfitojë të tjera investime.

Ministrja Gjermeni u ndal fillimishtë në një takim me kryetarin e bashkisë, Petrit Sinaj, ndërsa më pas inspektoi punimet në rikonstruksionin e bibliotekës së qytetit, lulishten në qendër të qytetit dhe trotuaret, investime këto të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.

Pas investimeve, ministrja Gjermeni u shpreh, se “Projektet që Fondi i Zhvillimit të Rajoneve që kanë mbështetur Bashkinë e Beratit po realizohen me sukses.

“Berati gjithmonë meriton më shumë për historinë dhe trashëgiminë kulturore dhe për krenarinë që i jep Shqipërisë. Të gjitha investimet që janë bërë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve janë bërë me synimin për t’i dhënë një fizionomi të re qytetit, për të dhënë më shumë hapësira publike dhe për të qënë më shumë atraktivë jo vetëm për qytetarët, por dhe për turistët”, u shpreh Ministria Gjermeni.

Brenda dy viteve nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve Berati ka marrë dhjetë projekte, vitin e kaluar shtatë projekte me vlerë tre milionë dollar dhe për këtë vit tre projekte të tjera me vlerë dy milionë dollarë. Projekte që fillojnë nga ato të infrastrukturës, rehabilittimi, rivitalizimi i qendrës së qytetit.

“Investimet në lulishte, parqe, por dhe biblioteka them se i ka ndryshuar pamjen qytetit, e kanë bërë një qytet më tërheqës dhe më vjen mirë që të gjitha projektet po realizohen me sukses dhe cilësi, pohoi ministria. Dua të theksojë faktin se Bashkia e Beratit është një nga bashkitë që me mbështetjen e USAIDIT, projekt i qeverisjes vendore është një nga pesë bashkitë pilot që do të realizojë brenda vitit të ardhshëm Planin e Përgjithshëm Vendor Urbanistik që do t’i japi një nxitje të re zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në këtë zonë. Këto pesë bashki të mbeshtetur nga USIADI, siç është dhe Berati do t’i shtohen 26 bashkive që qeveria shqiptare po mbështet për realizimin e planeve të përgjithshme   vendore për vitin që vjen”, shtoi Gjermeni.

Ndërsa, kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, garantoi se çdo fond që jepet për këtë projekte do të shkojë në vendin e duhur.

Top Channel