Kosovë, Mustafa takon Jahjagën. Policia merr masat për seancën e Kuvendit

23/10/2015 14:10

Kryeministri Isa Mustafa është takuar me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Top Channel ka mësuar se përveç krizës, dy krerët e lartë të shtetit kosovar kanë diskutuar edhe çështje të tjera si autorizimet që Presidentja duhet t’ia japë qeverisë për nënshkrimin e MSA-së.

Ndërkohë, në mjediset e Kuvendit, zyrtarë të lartë policorë janë duke kontaktuar personalisht me policët që kujdesen për sigurinë në Kuvend.

Burime të sigurta të Top Channel brenda Kuvendit kanë bërë të ditur se gjatë ditës në ambientet e Kuvendit kanë qëndruar edhe zyrtarë të shërbimit sekret kosovar (AKI),  të cilët kanë diskutuar me policinë për planin e tyre të sigurisë brenda Kuvendit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel